Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
Në ditën e 9-të të protestës, gazetari Ardit Hoxhi raportoi live për “Now me Erla Mëhillin”, duke theksuar se ndryshe nga protestat e mëparshme këtë të hënë kishte disa tensione të vogla dhe rivalitet mes disa prej grupeve pjesëmarrëse.
Hoxhi nënvizoi se në protestë ishin të pranishme disa përfaqësues të Lëvizjes “Bashkë”, disa nga grupi i Adriatik Lapajt dhe disa nga partia “Mundësia”, si edhe një grup më i madh nga Partia Demokratike ku theksoi se edhe pse protesta nuk është thirrur zyrtarisht nga PD, mbështetësit e saj i janë bashkuar masivisht në ditët e fundit.
“Ajo që u vu re sot dhe që e dallon nga protestat e mëparshme është fakti se nisja e protestës u vonua për shkak të disa përplasjeve, apo më saktë një lloj rivaliteti mes disa prej personazheve që kërkonin të merrnin mikrofonin dhe të imponoheshin në këtë grumbullim masiv. Pavarësisht këtyre përplasjeve, sipas tij, situata u arrit të neutralizohej dhe nuk pati problematika apo tensione që mund të agravoheshin më tej. Herë pas here tensionet ndiheshin mes grupimeve të ndryshme. Ka një grupim përfaqësuesish të partive të reja, si Lëvizja “Bashkë” e zotit Qorri, një tjetër i partisë së zotit Lapaj dhe i partisë “Mundësia”, si edhe një grupim më i madh i Partisë Demokratike dhe të rinjve të saj, të cilët janë bashkuar në këtë protestë, edhe pse ajo nuk është thirrur nga lidershipi i PD-së. Kjo ndarje mes grupeve ka prodhuar një lloj rivaliteti, ku secili kërkon të ketë ndikim dhe të imponohet në protestë, e cila në thelb mbetet qytetare. Dallohet qartë një pjesë të pjesëmarrësve që mund të quhen “protestues profesionistë”, të cilët marrin pjesë sa herë thirret një tubim, pavarësisht se kush e organizon. Ka dhe qytetarë të tjerë që nuk janë parë më parë në protesta, kryesisht familjarë dhe shtresë e mesme, si dhe një prani e rëndësishme e të rinjve, djem dhe vajza që për herë të parë po marrin pjesë në këto ditë proteste”, tha Hoxha.
Gazetari shtoi se kjo ndarje mes grupeve ka prodhuar një lloj rivaliteti të brendshëm, i cili herë pas here është ndjerë si tension, por pa u përshkallëzuar në përplasje serioze.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar