Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat

8 Qershor 2026 | 21:47

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet për përfshirje të elementëve iranianë në protestat që po zhvillohen në vend për zonat e mbrojtura.

Në reagimin e tij, Bardhi ironizon deklaratat e kreut të qeverisë, duke shkruar: “Oh, really? Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj? Nuk ka asgjë të papritur këtu. Iranin në këtë debat e fute ti. Ti akuzove protestuesit. Ti shpike komplotin me iranianë. Ti e kërkove këtë reagim.”

Më tej, ai akuzon kryeministrin për përdorimin e narrativës së “armiqve” ndaj kundërshtarëve politikë dhe kritikëve të qeverisë. Sipas Bardhit, një qasje e tillë lidhet me përpjekjet për të mbajtur pushtetin.

“Nuk ndryshon nga ajatollahët në raportin që ke me pushtetin. Kush nuk të bindet, shpallet armik. Protestuesit armiq. Opozitarët armiq. Fqinjët armiq. Europianët armiq. Influencerët armiq”, shkruan ai.

Në përmbyllje të reagimit, Bardhi thekson se sipas tij vendi po përballet me një klimë politike të tensionuar, duke shtuar se “sot Shqipëria ka vetëm një armik, Edi Rama”, dhe se “ka ardhur koha të largohet”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026