Amnisti për separatistët katalanas, qeveria spanjolle ka vendosur të falë 9 zyrtarët e burgosur
Ditën e martë qeveria spanjolle do të amnistojë nëntë zyrtarë katalanas të burgosur gjatë referendumit për pavarësi në vitin 2017. Vendimi u konfirmua nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i cili mbajti një fjalim para shoqërisë katalanase duke dhënë shpjegime për vendimin pasi mori edhe mbështetjen e sektorit të biznesit. Sipas tij, qëllimi kryesor është rivendosja e harmonisë dhe bashkëjetesës.
“Dhe kjo është çka qeveria e Spanjës ka vendosur: të përballet me problemin, të kërkojmë harmoninë. Prandaj që ditën e nesërme, në bazë të parimit të bashkëjetesës, unë do t’i propozoj Këshillit të Ministrave të amnistojë nëntë zyrtarët katalnas që ndodhen në burg”, u shpreh z. Sanchez.
I ndërprerë disa herë nga thirrjet për “amnisti” për politikanët dhe aktivistët e burgosur në 2017-n për rolin e luajtur në tentativën për të shpallur pavarësinë, Pedro Sanches tha se ai kërkon ribashkimin e të gjithë rajoneve.
“E ardhmja ka rëndësi më të madhe se sa e kaluara. Kjo është arsyeja që qeveria spanjolle ka zgjedhur rrugën e ribashkimit dhe harmonisë. Dhe ne besojmë se kjo rrugë do të na çojë drejt mundësisë për një fillim të ri dhe për ti bërë gjërat në mënyrën e duhur”, tha Pedro Sanchez.
Lëvizja e qeverisë spanjolle është debatuar shumë. Nga njëra ana, separatistët thonë se amnistia është një “zgjidhje e jo e plotë” dhe për këtë, qindra protestues pro – pavarësisë u mblodhën jashtë teatrit ku ndodhej kryeministri Pedro Sanchez duke kërkuar amnisti të plotë.
Në anën tjetër, opozita e ekstremit të majtë akuzon qeverinë se po ia “shet Spanjën” nacionalistëve. Dekretet mbi faljen e zyrtarëve katalanas do të prezantohen nga vetë kryeministri Sanchez me 30 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Carles Puigdemont, Parlamenti Europian voton për heqjen e imunitetit të separatistëve katalanas
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq