“Propozimim e bëri Lapaj”, Mediu zbulon negociatat e opozitës për ndryshimet në sistemin zgjedhor

23 Prill 2026 | 22:07

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore. Mediu gjatë fjalës së tij u shpreh propozimi erdhi nga partia Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt. Ai theksoi se ky është një propozim i cili ka qenë prej kohësh në tryezë dhe është një propozim i mirëpritur.

“Është mirë që të punohet mbi draftin tani që është koha për të bërë drafti përfundimtar me propozimet konkrete që mund të vijnë nga të gjitha palët. Për ta pasur edhe më të mirë draftin, por edhe për të pasur në konsideratë një pjesë shqetësime.

Për sa i përket këtij propozimi që është bërë tani po e bëj fare publike. Domethënë partia e zotit Lapaj ka bërë një propozim të tillë. E ka bërë këtë propozim duke negociuar me Forumin për Dialog zoti Ermal Hasimja dhe ky është bërë një diskutim. Pastaj edhe tek ne si parti politike parlamentare dhe ne kemi thënë që ky është një propozim i cili ka qenë prej kohësh në tryezë dhe është një propozim i mirëpritur.

Diskutimi që është bërë e para njëherë në mënyrë absolute në krahun tonë nuk ka asnjë lloj qëndrimi që të ketë 100 deputetë dhe për mua është marri të thuash që po ndryshojmë domethënë po të ndryshojmë të bëjmë 100 deputetë.

Arsyeja që nxirret ideja e 100 deputetëve se po harxhon Kuvendi, se janë pakësuar qytetarët shqiptarë. Në një kohë që ne kemi dhënë të drejtën diasporës për të votuar, biles duhet të gjejmë dhe mundësinë për diasporën për t’u përfaqësuar.

Pra 140 deputetë në një vend si Shqipëria ku pretendojmë që ta rrisim numrin e votuesve, ishalla vijmë në vaktin e Hungarisë që të votojnë 80%. 140 burra dhe gra të mençur, të ri e të reja që i ka ky vend për ta marrë përsipër për të bërë një Parlament dhe për ta pasur funksional”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, Gjykata lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masën e sigurisë për pronarin e pishinës ku disa ditë më parë humbi jetën një 15-vjeçar....
11:18 | 14/06/2026

Gjirokastër, panairet e traditës bashkojnë Shqipërinë me Kosovën

Në Gjirokastër panairet e traditës të çelura përgjatë sezonit të verës promovojnë vlerat e artizanatit dhe zejeve si pika të forta për tërheqjen e turistëve....
11:13 | 14/06/2026

I dënuar në Itali për trafik droge, policia publikon pamjet e arrestimit të Moisi Habilajt në Borsh

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i Moisi Habilajt, i cili u kap në një lokal në Borsh gjatë operacionit të koduar “Metodat”....
10:16 | 14/06/2026