Gjirokastër, panairet e traditës bashkojnë Shqipërinë me Kosovën
Në Gjirokastër panairet e traditës të çelura përgjatë sezonit të verës promovojnë vlerat e artizanatit dhe zejeve si pika të forta për tërheqjen e turistëve. Tashmë suveniret e realizuara me mjeshtëri nga artizanët janë të preferuara për turistët ndërsa i marrin si kujtim nga vizita në qytetin e gurtë. Më domethënës bëhet organizimi i panaireve të tilla kur ata marrin përmasa mbarëkombëtare ndërsa pjesëmarrës janë mjeshtra të traditës popullore nga Kosova dhe trevat shqiptare.
“Vij nga Kosova, është hera e pestë që marr pjesë, punimet e mia janë çanta, punëdore, rruaza, aksesorë. Aktivitete të tilla janë shumë të mira për të na përkrahur ne artizanëve sepse ne kemi nevojë për mbështetje, ne jemi një shtet si Kosova, si Shqipëria, çdoherë që na bëhet ftesë ne asnjëherë nuk e refuzojmë”, thotë një artizane.
“Pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe artizanë nga treva të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova për të promovuar vlerat dhe trashëgiminë e punimeve të tyre të cilat janë artizanale dhe punime dore”, shprehet një tjetër.
Pjesëmarrësit i cilësojnë të domosdoshme aktivitete të tilla edhe për njohjen e traditave nga të rinjtë. Në Gjirokastër stina e verës po sjell një fluks të lartë turistësh duke rritur interesimin dhe kërkesat për punimet tradicionale. Përgjatë këtij viti qyteti i gurtë ka mirëpritur mbi 80 mijë vizitorë vendas dhe të huaj ndërsa sektori i turizmit është shndërruar në promotorin e ekonomisë lokale.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit