Kërkesa e Veliajt për zbutjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn shqyrtimin

24 Prill 2026 | 11:04

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për më 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit.

Veliaj apeloi vendimin e Shkallës së Parë të datës 1 shkurt, të dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda, që linte në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Veliaj kërkoi një masë më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore.

 Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti i 2025, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje. Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026

Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në malin e Shëngjinit. Zjarri është përhapur me shpejtësi teksa siç shihet edhe nga pamjet po i afrohet edhe banesave...
21:39 | 03/07/2026