Aksident në aksin Maliq–Korçë, plagosen çifti i bashkëshortëve dhe drejtuesi i një mjeti

24 Prill 2026 | 12:49

Një aksident i rëndë, ku kanë mbetur tre persona të plagosur, ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Maliq–Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në degëzimin e fshatit Vloçisht dhe dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një mjeti që po udhëtonte nga Maliqi në drejtim të Korçës.

Si pasojë e këtij manovrimi, mjeti është përplasur me një automjet tjetër që lëvizte nga Korça drejt Maliqit.

Në mjetin që udhëtonte drejt Maliqit ndodhej një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. I plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë nga disa biznese pranë vendit ku ndodhi përplasja.

Njoftimi i policisë

“Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. T. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi R. D., dhe shtetasja M. T., rreth 40 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin G. T., të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026