“New York Times”: Lufta me Iranin ka shteruar rezervat ushtarake amerikane

24 Prill 2026 | 13:28

Që nga fillimi i luftës në Iran, në fund të shkurtit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur rreth 1.100 raketa kruis të tipit “stealth” dhe me rreze të gjatë veprimi, të prodhuara për t’i përdorur për një luftë eventuale me Kinën.

Bëhet fjalë për një numër të afërt me atë të raketave të mbetura në Shtetet e Bashkuara, raporton “New York Times” në edicionin e saj online.

Sipas gazetës prestigjioze amerikane, ushtria ka qëlluar mbi 1 mijë raketa të tipit “Tomahawk”, thuajse 10 herë më shumë se numri i raketave që ajo blen çdo vit.

Gjithashtu, Pentagoni ka përdorur mbi 1.200 raketa patriot në luftë, që kushtojnë më shumë se 4 milionë dollarë për copë, si dhe mbi 1 mijë raketa me precizion dhe me bazë tokësore, duke i lënë depozitat në gjendje shqetësuese.

Bilanci është hartuar nga vetë Departamenti i Luftës dhe zyrtarë të Kongresit.

Lufta ka ezauruar pjesën dërrmuese të gjendjes së armatimeve amerikane dhe ka detyruar Pentagonin të përdorë bomba dhe raketa nga bazat që ndodhen në Azi dhe Evropë.

Tkurrja i ka lënë këto komanda rajonale në gjendje më të dobët për t’u përballur në një konflikt të mundshëm me Rusinë dhe Kinën.

Gjithashtu, administrata amerikane është detyruar të gjejë mënyra për të avancuar prodhimin për të zgjidhur problemin, kanë konfirmuar burime pranë saj.

Konflikti ka vënë në dukje edhe vartësinë e Pentagonit tek raketat dhe municionet tej mase të shtrenjta, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore; si dhe ka rritur shqetësimin nëse industria e mbrojtjes mund të prodhojë më lirë dhe më shpejt armatime.

Departamenti i Luftës nuk ka bërë të ditur se sa municione ka përdorur në 38 ditët e luftës përpara se të hynte në fuqi armëpushimi, dy javë më parë.

Institucioni ka raportuar vetëm se ka goditur mbi 13 mijë objektiva, por ekspertët thonë se shifra fsheh numrin e madh të bombave dhe raketave të përdorura për shkak të avionëve, dronëve dhe artilerive që normalisht godasin disa herë objektiva të mëdhenj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026