Rijetësohet siti arkeologjik i Adrianopolit

26 Prill 2026 | 09:51

Siti arkeologjik i Adrianopolit është një prej pikave me vlera të veçanta historike dhe trashëgimisë kulturore në zonën e Gjirokastrës. Falë interesimit në rritje tashmë ky sit arkeologjik po kthehet në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Me projektet që kanë nisur të zbatohen së fundi synohet rijetësimi i Adrianopolit antik dhe rritja e vizitueshmërisë së tij nga turistët vendas dhe të huaj.

“DRKK në Gjirokastër është duke ndërhyrë me rrethimin e teatrit antik të Adrianopolit, në fshatin Sofratikë, Bashkia Dropull, në kuadër të ruajtjes dhe konservimit të monumenteve pasi kjo zonë ka për shqetësim kullotjen e tufave të bagëtive, ne jemi të detyruar që të bëjmë një rrethim të saj pas miratimit të këtij projekti, punonjësit  janë duke përfunduar të gjithë pjesën e rrethimit të këtij siti, gjithashtu kjo gjë sjell edhe një performancë më të lartë për vizitorët e ndryshëm që vijnë në këtë sit”, tha Ardis Duka, Drejtor i DRKK Gjirokastër.

Pjesë e projekteve është rikonstruksioni i segmentit rrugor që të çon në sitin arkeologjik, vendosja e biletarisë si dhe stacionimi i guidave turistike.

“Në bashkëpunim me bashkinë Dropull është duke u hartuar edhe projekti për rehabilitimin e rrugës që të çon në këtë qytet antik, Parku Arkeologjik i Adrianopolit nuk është me pagesë në këtë park nuk ofrohen shërbime biletarie apo  shërbime  të tjera siç janë ciceronët, gjithashtu në gjithë sitet arkeologjike janë të vendosura guida të cilat janë turoperator, në këtë sit në periudha të ndryshme kohore punonjësit e Drejtorisë Rajonale ofrojnë shërbimin e guidave”, shtoi ai.

Megjithëse gërmimet arkeologjike të kryera në të kanë nxjerrë në dritë vlera të reja, sërish ky sit simbolizohet me teatrin e gurtë. Teatri antik i Adrianopolit datohet rreth dhjetëvjeçarëve të mesit të shek. II p.e.s.

Ai ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorë dhe është i pajisur me 27 shkallë, 4 hyrje dhe një skenë me dy kate. Teatri për nga mënyrë e punimit të mureve ofron më tepër me teatrin e Butrintit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026