Kontrollet në IEVP Shkodër, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me kontrollet e zhvilluara në IEVP Shkodër. Në njoftim bëhet me dije se kontrollet u kryen për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.
Mësohet se janë kryer kontrolle në 38 dhoma. Në një dhomë është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse për vijimin e procedurave.
Gjatë kontrollit gjithashtu janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.
“Aksion kontrolli në IEVP Shkodër. Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër.
Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të D.P. Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.
Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma. Në dhomën nr. 9, Godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave.
Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha IEVP-të, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s