“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i dy viktimave në Lezhë: Të hetohen dhe pista të tjera
Gjergji Neli i afërmi i Kreshnik e Gentiana Mujecit, dy personave të vrarë të dielën në Lezhë, në një deklaratë publike kërkon zbardhjen e plotë të krimit.
Ai dënon aktin kriminal dhe u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të identifikojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorët. Njëkohësisht, Neli kritikoi disa raportime mediatike që e lidhin ngjarjen me motive hakmarrjeje, duke i cilësuar si të pabazuara dhe duke kërkuar që të mos përjashtohen edhe pista të tjera hetimore. Lidhur me ngjarjen e disa viteve më parë, Neli thotë se Mjeci nuk është shpallur fajtor. “Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur‘, shprehet Gjergj Neli.
Sipas tij, Kreshnik Mujeci ishte një familjar i rregullt dhe i respektuar në komunitet, i angazhuar në blegtori së bashku me bashkëshorten.
Në përfundim të reagimit, ai u bëri thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi në raportim dhe të shmangin përhapjen e informacionit të paverifikuar, ndërsa kërkoi drejtësi dhe transparencë për këtë ngjarje të rëndë kriminale.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të atentatit.
Deklarata e plotë e Avokatit Gjergji Neli:
“Deklaratë Publike
Per ngjarjen e Rende dhe Makabre te tentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje
Me mallengjim dhe me keqeardhje morem vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje atentanti te ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci, ndaj per kete atentat makaber shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.
Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.
Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur. Kreshnik Mujeci ka qene nje familjar i rregullt dhe i dashur dhe i rrespektuar me te afermit dhe me te gjithe komunitetin per rreth Lezhes dhe Shkodres, i cili merrej me Blegtori se bashku me bashkeshorten e ndjere per te perballuar jetes normale ne sherbim te familjes.
Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara pertej Çdo dyshim në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit per te cilen është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.
Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.
U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve qe prosupizohet të përfshira ne konflikt.
Per kete Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.
Zoti forcofte famjljaret dhe gjithe miqesine kudo te jene
Lamtumire kusherini jem!
Lamtumire kunate !
Pushofshi ne paqen e zotit!”.

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)