Vijoi të hante pas të shtënave në darkën e Trump, Glantz: Nuk do të ulesha me kostumin e ri në dysheme e pisët

27 Prill 2026 | 13:28

Agjenti i Agjencisë së Artistëve Kreativë, Michael Glantz ishte ndër të ftuarit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Glantz që pas të shtënave në këtë event është bërë viral për reagimin e tij të pashqetësuar teksa vijon të hajë ndërsa te tjerët të panikosur futen poshtë tavolinës.

Ai ka folur për herë të parë në një intervistë të shkurtër të dielën teksa theksoi se nuk ishte i frikësuar.

“Jetojmë çdo ditë me sirena dhe aktivitet intensiv. Nuk u frikësova. Kishte qindra agjentë të Shërbimit Sekret që lëviznin shpejt midis tavolinave dhe karrigeve, dhe doja të shihja se çfarë po ndodhte. Shumë njerëz më thanë: ‘Pse nuk rash në dysheme? Të gjithë në tavolinën tënde dhe në dhomë ishin përtokë'”, vuri në dukje ai.

Ai shpjegoi se vuan nga probleme me shpinën po gjithashtu shtoi se nuk mund të ulej në dyshemenë e pisët me kostumin e tij të ri.

“Para së gjithash, kam një problem me shpinën. Nuk mund të bija, dhe nëse do të bija, do të më duhej ndihmë për t’u ngritur. Dhe së dyti, jam jashtëzakonisht i kujdesshëm për higjienën. Nuk kishte asnjë mënyrë që të shtrihesha me smokingun tim të ri në dyshemenë e ndyrë të Hilton. Nuk do të ndodhte”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026