Mbi 38 mijë vepra penale në 2025, më shumë përndjekje dhe dhunë, më pak vjedhje
Niveli i kriminalitetit është rritur ndjeshëm në vitin 2025. Të dhënat që ka mbledhur INSTAT, flasin për 38,345 vepra penale, me rritje vjetore 17%, duke sinjalizuar një përkeqësim të situatës së sigurisë dhe një presion më të madh mbi sistemin e drejtësisë.
Në të njëjtën linjë, është rritur edhe numri i autorëve të dyshuar, që arriti në 45,334 persona, ndërsa numri i personave të dëmtuar ishte 19,145.
Sipas gjinisë, meshkujt dominojnë me 93% të autorësisë në kryerjen e veprave penale, me përqendrim të theksuar në grupmoshën 30-44 vjeç.
Në ndarjen e krimeve, rritjen më të fortë e shënojnë “përndjekjet”, me një zgjerim prej 69%, duke reflektuar rritje të dhunës fizike dhe psikologjike.
Po ashtu, rritja vërehet edhe te krimet në fushën e drogës dhe trafikimin e armëve, duke treguar një intensifikim të kriminalitetit me rrezikshmëri të lartë dhe lidhje të mundshme me aktivitetet e organizuara.
Nga ana tjetër, disa kategori kanë shënuar rënie të ndjeshme. Vjedhjet me dhunë dhe krimet kibernetike kanë rënë me rreth 20%, ndërsa korrupsioni ka shënuar një ulje 9%.
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë