Policia britanike: Sulmi me thikë ndaj pjesëtarëve të komunitetit hebre incident terrorist

29 Prill 2026 | 20:25

Dy persona u sulmuan me armë të ftohtë pasditen e së mërkurës në Londër, në atë që autoritetet e klasifikuan një agresion kundër komunitetit hebre.

Sipas mediave lokale, autori i sulmit u arrestua pasi u neutralizua me një pistoletë elektrike nga agjentët e policisë, të cilët e panë teksa vraponte mes njerëzve i armatosur me thikë.

Episodi i rëndë ndodhi në “Golders Green”, një zonë e Londrës ku banon komuniteti hebre. Dy të plagosurit u mjekuan në një qendër spitalore që ndodhet atje.

Sulmi është shpallur incident terrorist nga policia. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse komuniteti hebre po shënjestrohej “qëllimisht”.

Në reagimin e tij, kryeministri Keir Starmer e cilësoi ngjarjen si shumë shqetësuese dhe deklaroi në Parlament se kishte nisur një hetim. Incidenti vjen në një kohë kur në kryeqytetin britanik janë shtuar ndjeshëm sulmet me zjarrvënie ndaj sinagogave dhe objekteve të tjera të komunitetit hebre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026