Rritja e çmimeve, ministri Malaj: Masat e para synojnë mbrojtjen e shtresave në nevojë

30 Prill 2026 | 11:44

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi këtë të enjte një konferencë për mediat ku u ndal në një sërë çështjesh siç është edhe ajo e rritjes së çmimeve, që lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Sipas ministrit, ekonomia e vendit po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë, ndërsa theksoi se çdo masë e mundshme do të orientohet fillimisht drejt mbrojtjes së shtresave më vulnerabël, si pensionistët dhe familjet në ndihmë ekonomike.

“Situata aktuale është në monitorim të vazhdueshëm si nga Ministria e Financave dhe nga Banka e Shqipërisë. Rishikimi i rritjes ekonomike është një veprim i drejtë dhe këto rishikime do të ndodhin përderisa situata është dinamike dhe nuk e dimë se si do të përfundojë konflikti në Lindjen e Mesme.

Nga ana e qeverisë jemi duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën, kryesisht edhe si do të reagojë tregu për sa i përket rritjes së çmimeve.

Me rekomandimin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar, reagimet e qeverisë duhet të orientohen fillimisht drejt mbrojtjes së grupeve vulnerabël, shtresave në nevojë, pra pensionistëve dhe familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Çfarëdo lloj mase që të marrim për të ndërhyrë në treg për të përmirësuar situatën do të raportohet me partnerët tanë”, u shpreh Malaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026