Trump kritikon Merz: Duhet të merret me ndalimin e luftës në Ukrainë dhe jo me çështjen e Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kritikoi përsëri sot kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke i thënë se duhet të përqendrohet më shumë në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe më pak në, siç deklaroi ai, ndërhyrjen në përpjekjet për të frenuar “kërcënimin bërthamor iranian”.
“Kancelari gjerman duhet të shpenzojë më shumë kohë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë (në të cilën ai ishte plotësisht joefektiv) , si dhe për të rregulluar vendin e tij, veçanërisht në fushat e imigracionit dhe energjisë, dhe më pak kohë duke ndërhyrë në përpjekjet e atyre që punojnë për të hequr kërcënimin bërthamor iranian, duke e bërë kështu botën, përfshirë Gjermaninë, më të sigurt”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.
Kancelari gjerman tha të hënën se nuk e sheh se çfarë lloj strategjie kanë Shtetet e Bashkuara për të dalë nga lufta me Iranin.
Mertz vlerësoi se i gjithë kombi amerikan u poshtërua nga udhëheqja iraniane, dhe veçanërisht nga Garda Revolucionare Iraniane.
Të mërkurën, Merz përsëriti se mendon që lufta në Iran është e gabuar dhe se ia tha këtë Trumpit gjatë vizitës së tij të fundit.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, filluan sulmet ajrore kundër Iranit më 28 shkurt, pasi bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit dështuan të prodhonin një marrëveshje.
Në konfliktin, në të cilin SHBA-të nuk mbështetën vendet e tjera anëtare të NATO-s, një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill.
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla