Temperatura të larta dhe thatësirë, meteorologia tregon si nis muaji maj

2 Maj 2026 | 11:33

Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë fundjavë, e cila theksoi se kjo fundjavë do të jetë një nga fundjavat më të freskëta.

Sipas meteorologes, fundjava do të mbizotërohet nga temperatura të larta dhe me mëngjese kryesisht të ftohta. Sakaq, ajo u ndal edhe në një parashikim të përgjithshëm të muajit maj, ku theksoi se në këtë muaj reshjet e shiut do të jenë shumë të pakta dhe do të mbizotërojë më shumë moti me diell dhe temperatura të larta, ku mund të ketë ditë që do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

“Kjo fundjavë do të jetë një nga fundjavat më të freskëta që na presin. Ditën e djeshme kemi pasur temperatura shumë të ulëta, në mëngjes kemi pasur zona që kanë shënuar temperatura 0 gradë.

Është një temperaturë tipike shkurti nëse flasim për vlerat minimale. Sot ka pasur një rritje të lehtë. Nuk jemi në atë motin e ngrohtë përsa i përket mëngjesit. Sot presim një maksimum deri në 24 gradë Celsius, do kemi sërish rritje ku dhe java tjetër nga dita në ditë do të kemi rritje të temperaturave.

Dita e diel do të shënojë 26 gradë Celsius, dita e hënë 27 dhe kështu do të jetë deri në datën 7 maj, rritja do të jetë graduale dhe pas datës 7 do të kemi temperatura të larta që në mëngjes. Zyrtarisht në datë 7 vjen vera.

Pas datës 7 do të ndihet shumë rritja e temperaturave që në orët e para të mëngjesit. Përsa i përket reshjeve, maji do të jetë kryesisht i thatë, reshjet do të jenë sporadike, nuk do të ketë reshje në të gjithë territorin, në datën 8 do të ketë reshje në zona të caktuara të territorit, ka dhe një episod në datat 14-15, por megjithatë do të jenë reshje që do të zgjasin disa orë.

Muaji maj do të regjistrojë temperatura më të larta, do të regjistrojë edhe temperatura tipike qershori, do të kemi temperatura deri në 30 gradë. Në muajin maj do t’i ndjejmë menjëherë ato nuancat e verës. Parashikohet që kjo verë do të jetë më e nxehtë krahasuar me verën e vitit të shkuar”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026