Studimi: Një filxhan kafe në ditë mund të mbrojë turpin nga plakja
Një filxhan kafe në ditë, nuk është vetëm një rutinë, por mund të na shërbejë edhe për të jetuar më gjatë.
Në këtë përfundim ka dalë një studim I realizuar nga Kolegji i Mjekësisë Veterinare dhe Shkencave Biomjekësore në Texas, në të cilin shkruhet se kafeja mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit nga plakja Ata thonë se gjithçka lidhet me receptorin NR4A1, një proteinë që ndikon në reagimin ndaj stresit, inflamacionin dhe riparimin e qelizave.
Ky zbulim ndihmon në shpjegimin pse konsumimi i kafesë është lidhur prej kohësh me jetëgjatësi më të madhe dhe rrezik më të ulët për sëmundje kronike. Studiuesit theksojnë se përbërës si polifenolët ndikojnë drejtpërdrejt në këtë receptor, duke ndihmuar në uljen e dëmtimeve qelizore dhe ngadalësimin e rritjes së qelizave kancerogjene.
Sipas studiuesve, receptori NR4A1 vepron si një “sensor ushqyes”, që aktivizohet nga përbërësit e dietës dhe ndihmon trupin të përballojë dëmtimet. Kur ky receptor mungon, dëmtimet në organizëm janë më të mëdha, çka tregon rëndësinë e tij në mbrojtjen e shëndetit.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht këtë lidhje. Ata theksojnë se përfitimet e kafesë nuk lidhen vetëm me një mekanizëm të vetëm, pasi edhe kafeja pa kafeinë është shoqëruar me përmirësim të kujtesës dhe të të nxënit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës