Rreth 3500 ushtarë të NATO-s marrin pjesë në stërvitje ushtarake në Poloni

3 Maj 2026 | 14:46

Në poligonin e stërvitjes Ozis në Poloni kanë filluar stërvitjet ushtarake “Amber Shock 2026”, në të cilat po marrin pjesë rreth 3,500 ushtarë nga disa vende anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Disa qindra pajisje ushtarake do të përdoren gjatë manovrave. Stërvitjet do të zgjasin deri të premten dhe do të përfundojnë me qitje me municione të vërteta. Gjatë ushtrimeve, pjesëmarrësit do të kryejnë detyra taktike dhe të zjarrit, duke përmirësuar bashkëpunimin dhe duke demonstruar unitetin dhe besueshmërinë e anëtarëve të NATO-s në përmbushjen e detyrimeve të tyre të përbashkëta në fushën e sigurisë”, tha nënkolonel Dariusz Guzenda, zëdhënës i divizionit shumëkombësh Northeast, raporton agjencia polake e lajmeve PAP.

Stërvitjet “Amber Shock” janë pjesë e manovrave ushtarake të quajtura “Sabre Strike 26” të cilat po mbahen në Poloni, Lituani dhe Finlandë.

Moska ka shprehur vazhdimisht shqetësim në lidhje me shtimin e forcave të NATO-s në Evropë.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi se Moska zyrtare mbetet e hapur për dialog me NATO-n, por në baza të barabarta, dhe se Perëndimi duhet të heqë dorë nga “politika e militarizimit të kontinentit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026