Begaj: I tronditur për aksidentin në Durrës, ngushëllime dhe shërim të shpejtë për fëmijën në spital
Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Në mesazhin e tij, Presidenti ka përcjellë ngushëllime për familjarët e viktimave, ndërsa ka uruar shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.
Begaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të forcojnë masat për sigurinë në qarkullim dhe të zhvillojnë një hetim të plotë për ngjarjen.
Mesazhi i plotë:
“I tronditur thellë për aksidentin e tmerrshëm në Durrës, ku humbën jetën dy vogëlushë dhe një tjetër u plagos shumë rëndë.
Lutem me përunjësi për shpirtrat e tyre!
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit dhe familjarët e dy engjëjve të vegjël.
Uroj shërim për fëmijën që ndodhet i shtruar në spital.
Institucionet përgjegjëse të marrin masa për rritjen e sigurisë në qarkullim, të bëjnë një hetim shterues për ngjarjen dhe qytetarët të rrisin përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
Jeta dhe siguria e qytetarëve është e shenjtë!”
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së