Zbardhet dëshmia në polici e Nikoll Radaçit që goditi për vdekje 2 të miturit

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
3 Maj 2026 | 21:24

Nikoll Radaçi, autori që shkaktoi aksidentin fatal në Durrës ka bërë një deklaratë ku shprehet i tronditur mbi ngjarjen dhe thekson se nuk mban mend asgjë.

“Me vrisni. Nuk meritoj të jetoj. Dua të vras veten. Çfarë të them!? Ka ngelur gjë për të thënë më!? Jam i tronditur. Nuk mbaj mend asgjë. Mora në qafë fëmijët. Isha në gjendje të dehur,” – mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera 57-vjeçari.

Ngjarja ndodhi teksa një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi 57 vjeç, përplasi tre fëmijë të mitur në trotuar. Si pasojë e përplasjes, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë.

Testi i alkoolit ndaj 57-vjeçarit është kryer disa herë dhe ka treguar një nivel prej 0.7, mbi kufirin e lejuar sipas Kodit Rrugor, i cili përcakton se masat mbi 0.3 sjellin penalitete, ndërsa mbi 0.5 konsiderohen vepër penale që mund të shoqërohet me arrest në flagrancë.

Ndërkaq, 57-vjeçari Radaçi është i njohur si recidivist në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më herët është gjobitur disa herë për shpejtësi dhe shkelje të tjera në trafik.

Nikoll Radaçi, mësohet se më parë është ndëshkuar në tre raste, konkretisht në vitin 2020 për shkelje të nenit 146 (Parakalim i gabuar) dhe në vitin 2022 në dy raste për shkelje të nenit 140/9 (Shpejtësi tej normave të lejuara). Në të dy rastet është ndëshkuar me masë administrative në vlerat 6000 dhe 8000 lek, si dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj. Banorët sqarojnë se fëmijët nuk ishin në rrugë, por po qëndronin në trotuar në momentin e goditjes fatale nga makina. Ata thonë se lagja cilësohet si problematike për shkak të mjeteve që lëvizin me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë. Gjithashtu, banorët shprehin zemërim të thellë për faktin se drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke lënë makinën pas

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026