Deklarata e Trump: Nuk iki nga Shtëpia e Bardhë do rri dhe 8 ose 9 vite

5 Maj 2026 | 16:06

Donald Trump bëri ironi me mundësinë e tërheqjes nga detyra duke thënë se kjo ka gjasa të ndodhë pas tetë ose nëntë vjetësh.

Komentet e tij erdhën pas një uljeje të taksave të miratuar nga administrata amerikan, që u lejon bizneseve të përfitojnë zbritje të ndjeshme për shpenzimet në impiante të reja, pajisje dhe investime kapitale gjatë vitit të parë.

“Në këtë mënyrë, kur të largohem nga posti, le të themi pas tetë ose nëntë vjetësh, do të mund të përfitoj edhe vetë nga kjo masë”, u shpreh Trump duke iu referuar uljes së taksave. Pohimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë.

Trump do të mbushë 80 vjeç më 14 qershor. Zgjedhja e tij për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas fundit të papritur të fushatës së kundërshtarit të tij, Joe Biden, që u lidh me çështjet e moshës dhe gjendjes fizike të demokratit për të ushtruar detyrën.

Biden synonte të merrte një mandat të dytë, të cilin do ta kishte nisur që ishte 82 vjeç.

“Unë vetë kam bërë tre teste gjatë detyrës, dhe i kam kaluar të gjitha me sukses, një gjatë administratës së parë, dy tani. Si mendoni se do të ishte përballur Biden me to? Unë them se ndoshta, s`do t`i ishte përgjigjur dot as pyetjes së parë”, shprehet Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026