Dy të miturit humbën jetën në aksident, paralajmërohet marshim protestë nesër në Durrës
Banorët e zonës dhe familjarët e dy të miturve që humbën jetën nga aksidenti tragjik i ditës së diel, do të zhvillojnë një marsh proteste ditën e mërkurë më 6 maj në orën 16:30.
Marshimi do të nisë nga vendi ku ndodhi ngjarja, në zonën e Ish-kënetës, dhe do të vijojë drejt Bashkisë së Durrësit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën më 3 maji rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15 në Durrës ku automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi aksidentoi tre fëmijë të mitur.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve humbën jetën, ndërsa i mituri tjetër u plagos rëndë. Ai ndodhet ende në spital ku po merr kujdes mjekësor por jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar ndërsa ka rezultuar se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Radaçi njihej në zonë si person problematik. Sipas dëshmive të fqinjëve, ai shpesh kryente manovra të rrezikshme me automjet dhe konsumonte alkool.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit