Kosova shmang rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2026, ZRRE ul kërkesat

5 Maj 2026 | 21:59

Qytetarët e Kosovës kanë shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike, të paktën për vitin 2026. Kjo pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila ka miratuar pjesërisht kërkesat e operatorëve të sektorit, duke mos lejuar shtrenjtimin e tarifave për konsumatorët.

Sipas vendimit, të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (KOSTT) do të jenë 76 milionë euro.

“Kërkesa në aplikacionin për të hyrat e lejuara maksimale të operatorit të sistemit të transmetimit KOSTT ka qenë rreth 99 milionë, ndërsa propozimi përfundimtar i ZRRE është rreth 76 milionë, që nënkupton rreth 23 për qind më e ulët sesa vlera e paraqitur në aplikacionin e KOSTT-it. Përfshihen shpenzimet operative, zhvlerësimi, kthimi i lejuar që lidhen me investimet kapitale, kostot e humbjeve, shërbimet ndihmëse dhe faktorët e përshtatjes e korrigjimit”, tha Muharrem Gashi nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), të hyrat e miratuara janë 185 milionë euro.

“Kërkesa në aplikacionin për të hyrat e lejuara maksimale të KEDS ka qenë rreth 235 milionë euro, ndërsa propozimi përfundimtar i ZRRE është rreth 185 milionë euro, që nënkupton rreth 21 për qind më i ulët se vlera e paraqitur.

Ky vlerësim reflekton analizë të detajuar të kostove operative, investimeve kapitale, humbjeve në rrjet dhe faktorëve të përshtatjes së të hyrave për vitet paraprake”, u shpreh Adelina Lokaj nga Departamenti i tarifave në ZRRE.

Ndërkohë, për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO), janë miratuar 442 milionë euro të hyrave maksimale.

 “Kërkesa për të hyrat e lejuara maksimale për KESCO ka qenë rreth 528 milionë euro, ndërsa propozimi përfundimtar i ZRRE është rreth 442 milionë euro, që nënkupton rreth 16.4 për qind më i ulët. Komponent kryesor mbetet blerja e energjisë elektrike në treg, e ndikuar nga çmimet e larta të importeve. Për të zbutur ndikimin në faturat e vitit 2026, një pjesë e kostove është shtyrë përmes faktorit të profilizimit në periudhën pasuese tarifore”, shtoi Gashi.

Drejtori i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, theksoi se këto kosto janë shpërndarë në një periudhë dyvjeçare, me qëllim që efekti te konsumatorët të jetë më i ulët dhe më i shpërndarë në kohë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026