U kapën me drogë në mjet, në pranga 2 persona në Vlorë! Njëri prej tyre në kërkim për kanosje me armë

6 Maj 2026 | 15:56

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Vlorë.  Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata ishin në kërkim nga autoritetet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë 30-vjeçari me inicialet H.M. dhe 27-vjeçari R.L.  Ata janë ndaluar nga policia teksa qarkullonin me automjet në fshatin Gumenicë.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën rreth 800 gramë Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Pas verifikimeve, rezultoi se 27-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16 mars ka kanosur me kallashnikov një person.

“Vlorë/ Ishte në kërkim për kanosje me armë zjarri, ndërkohë bashkëpunonte me një 30-vjeçar, për shitjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga të dy.        

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, një sasi Cannabisi. Sekuestrohen lënda narkotike dhe automjeti.     

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të posedimit të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.    

Për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:   -H. M., 30 vjeç, banues në fshatin Gjormë dhe R. L., 27 vjeç, banues në fshatin Ramicë.   

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në fshatin Gumenicë. Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen.        

Nga verifikmet rezultoi se shtetasi R. L. ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se më datë 16.03.2026, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, shtetasin A. B.. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026