Ndërhyrjet digjitale për shëndetin mendor, risi për Shqipërinë

7 Maj 2026 | 20:26

Problemet e shëndetit mendor po shtohen vazhdimisht, ndërsa një pjesë e mirë e personave të prekur nuk marrin trajtim për shkak të stigmës sociale. Për të thyer këto barriera, veçanërisht tek të rinjtë, në Shqipëri po zhvillohen dy studime që synojnë ofrimin e shërbimeve digjitale për shëndetin mendor.

Të dhënat tregojnë se rreth 17% e popullsisë në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me probleme të shëndetit mendor. Këto shqetësime lidhen kryesisht me simptomat e ankthit, çrregullimet e humorit dhe depresionin.

Ekspertët theksojnë se stigma mbetet një nga pengesat kryesore për kërkimin e ndihmës profesionale.

“Shumë njerëz kanë ende turp të flasin për problemet e shëndetit mendor dhe stigma mbetet e lartë. Sot flitet më shumë se më parë, por sërish ka barriera. Burnout-i, që vjen si pasojë e lodhjes dhe stresit të vazhdueshëm, është një problem shqetësues që jo gjithmonë diagnostikohet.”-tha Genta Qirjako, Universiteti i Mjekësisë.

Me mbështetjen e Komisionit Europian, dy studimet e reja fokusohen tek ndërhyrjet digjitale për parandalimin dhe trajtimin e formave të lehta të problemeve të shëndetit mendor.

“Qëllimi është të ndihmojmë të rinjtë dhe adoleshentët të gjejnë mënyra më pak stigmatizuese për të marrë shërbim. Këto ndërhyrje lidhen kryesisht me parandalimin e depresionit dhe përmirësimin e shëndetit mendor në vendin e punës. Synimi është që njerëzit të marrin ndihmë pa stigma dhe pa barriera.” tha Genta Qirjako, Universiteti i Mjekësisë.

Sipas statistikave të publikuara, 1 në 6 persona në rajon jeton me probleme të shëndetit mendor dhe 1 në 3 nuk trajtohet. Ndërkohë, 11% e adoleshentëve shfaqin probleme të shëndetit mendor, ndërsa vajzat rezultojnë më të prekura. Rreth 25% e tyre raportojnë ndjenjë vetmie, një fenomen që shfaqet edhe tek 1 në 4 persona mbi moshën 60 vjeç. Ekspertët theksojnë se fokusi kryesor mbetet reduktimi i faktorëve të rrezikut dhe rritja e aksesit në shërbime mbështetëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë....
11:15 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026