Aksident në Berat, makina përplas këmbësorin 60-vjeçar! Shoqërohet shoferi

8 Maj 2026 | 16:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në qendër të qytetit të Beratit, në aksin rrugor Axhensi-Ish-Merkata. Një automjet tip “Volkswagen Golf”, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka goditur një këmbësor 60-vjeçar, i cili po kalonte rrugën.

I plagosuri u transportua menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Fillimisht ai u fut në sallën e operacionit për një goditje në kokë, ndërsa më pas u dërgua në Repartin e Urgjencës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë inspektimin e vendit të aksidentit dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve për të sqaruar rrethanat. Drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar, është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026