Masat në institucionet kolektive, i moshuari për Euronews Albania: S’kam frikë nga virusi

10 Mars 2020 | 07:32

Pas konfirmimit të rasteve të para me coronavirus, strukturat shëndetësore kanë shtuar masat e kujdesit në të gjitha institucionet. Masa kontrolli dhe disiplinë të shtuar ka pasur edhe në shtëpitë e të moshuarve në qytetin e Tiranës. Sipas një urdhri të ri, ata nuk lejohen të lëvizin jashtë ambientit të shtëpisë së pleqve, ndërsa kjo masë duket se i ka mërzitur disi personat e moshës së tretë.

Gazetarja e Euronews Albania, Romina Braho bisedoi me një të moshuar, i cili tregoi për shërbimin që marrin dhe përkujdesjen e drejtorisë përkatëse.  Ai thotë se drejtoria i ka këshilluar për ruajtjen e higjienës, ku dhe u ka kërkuar të shmangin shtrëngimin e duarve me të afërmit e tyre.

“Kjo masë me thënë të drejtën dhe realitetin  është e mirë se të ndalon që të mund të marrësh infeksionin nga njerëz të tjerë, nga takimet që mund të bësh dhe i largohesh kësaj të keqeje. Drejtoria na ka vënë në dijeni për këtë punë se ka rënë ky virus, edhe drejtoria na ka folur vazhdimisht për higjienën personale, na kanë sjellë edhe një dezinfektues për duart, të mos bëjmë takime me njerëz të tjerë, të largohemi edhe njerëzve tanë dhe të mos takoheni me duar, por për së largu”, tha  ai.

Ai shprehet se kujdesi ndaj tyre është shtuar, ndërsa thekson se nuk ndihet aspak i frikësuar nga COVID-19.

 “Mosha jonë, rrezikun nuk e ndjej fare se është mosha 82- 83 vjeç. Jetën e kam kaluar. Edhe me masat që janë marrë, rregulli dhe pastërtia këtu në këtë shtëpi është shumë e mirë. Këtu zonjat punojnë dhe janë të përkushtuara edhe gjellën dhe drekën ua çojnë nëpër dhoma të moshuarve”, shtoi i 83-vjeçari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera

Në ditën e pestë të protestës, një protestuese ka tentuar të hyjë në ambientet e Kryeministrisë në Tirana, por është ndaluar nga forcat e Policisë...
20:00 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026