Pas kritikave për rezultate të dobëta në politikë, Starmer: Largimi im do ta zhyste vendin në kaos

9 Maj 2026 | 14:31

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka refuzuar thirrjet për dorëheqje pas kritikave dhe rezultateve të dobëta politike, duke deklaruar se largimi i tij do ta “zhyste vendin në kaos”. Në një deklaratë për mediat, Starmer tha se prioriteti i tij mbetet rindërtimi i besimit dhe përcaktimi i një rruge të qartë përpara për vendin dhe Partia Laburiste.

I pyetur për deputetët laburistë që kërkojnë largimin e tij ose vendosjen e një afati për dorëheqjen, Starmer theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i qeverisë. Ai mbrojti vendimet e marra gjatë dy viteve të fundit, duke përmendur stabilizimin e ekonomisë, investimet në shërbimet publike dhe shmangien e përfshirjes në konfliktin me Iranin.

Starmer pranoi se qeveria ka bërë “gabime të panevojshme”, duke shtuar se ekzekutivi nuk ka arritur mjaftueshëm t’i bindë qytetarët për ndryshimet konkrete që do të përmirësonin jetën e tyre. Sipas tij, mesazhi i shpresës nuk ka qenë i mjaftueshëm gjatë dy viteve të para të qeverisjes.

Megjithatë, ai insistoi se Partia Laburiste duhet të reagojë ndaj pakënaqësive të elektoratit dhe të rikthejë besimin te qytetarët, veçanërisht te të rinjtë britanikë. Starmer tha se synimi i tij është të krijojë një vizion që i bën njerëzit të ndihen krenarë për vendin ku jetojnë dhe punojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026