Skena të shëmtuara dhune në derbin Partizani–Tirana U-18, finalja mbyllet me përleshje

10 Maj 2026 | 08:30

Një shfaqje e shëmtuar ishte ajo që mbylli finalen e të rinjve të kryeqytetit në “Arenën e Demave”, e cila u përfshi nga skena të rënda dhune pas derbit mes Partizanit dhe Tiranës U-18, duke kaluar në plan të dytë vetë qëllimin kryesor të pjesëmarrjes, futbollin.

Më herët gjatë ndeshjes ishin akorduar tre kartonë të kuq, dy për Partizanin dhe një për Tiranën, çka kishte rritur tensionin në fushë. Konflikti shpërtheu pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit dhe degradoi shpejt në përplasje fizike mes futbollistëve.

Situata doli më pas plotësisht jashtë kontrollit, pasi në fushë hynë edhe tifozët, ndërsa dhuna u përshkallëzua me goditje dhe përplasje të forta. Forcat e policisë të pranishme në stadium, të cilat së bashku me punonjësit e sigurisë u përpoqën të ndanin futbollistët dhe personat e tjerë të përfshirë në përleshje.

Sai përket ndeshjes, ajo ishte e vlefshme për “Play Off”-in e kampionatit U-18 mes Partizanit dhe Tiranës dhe përfundoi me triumfin minimal 0-1 të bardhebluve, duke i dhënë Tiranës U-18 titullin kampion për këtë grupmoshë.

Dhuna dhe sjelljet e papërshtatshme janë kthyer në një fenomen shqetësues ku futbollistë, drejtues klubesh, stafesh dhe pjesëmarrës të tjerë në një ndeshje futbollistike mund të shkojnë në një ndeshje për çdo gjë, përveçse për lojën dhe futbollin jo, një shëmti e madhe që po përhapet si virus në futbollin shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026