Irani ia dërgoi SHBA-ve nëpërmjet Pakistanit, zbardhet përgjigjia për propozimin pë fundin e luftës
Irani ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj kuadrit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, duke vendosur si objektiv kryesor “ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive” dhe “rivendosjen e sigurisë detare” në Gjirin Persik dhe në Ngushticën strategjike të Hormuzit.
Lajmi është raportuar nga ISNA, agjencia iraniane e lajmeve e lidhur kryesisht me studentët universitarë.
Sipas informacionit të publikuar, negociatat në këtë fazë mbeten të përqendruara ngushtësisht te mekanizmat për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit dhe për të adresuar krizën rajonale.
Dokumenti i dorëzuar nga pala iraniane konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet diplomatike që synojnë stabilizimin e situatës në rajon dhe arritjen e një marrëveshjeje për ndaljen e konfliktit ushtarak.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike për transportin global të naftës, ndaj çdo zhvillim që lidhet me sigurinë detare në këtë zonë ndiqet me vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut