Zelenskyy bisedë telefonike me presidentin e Emirateve, çfarë diskutuan dy udhëheqësit

11 Maj 2026 | 20:51

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Mësohet se gjatë bisedës telefonike u diskutua lidhur me ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe në riatdhesimin e ukrainasve nga robëria ruse dhe luftën në Iran.

Që nga fillimi i luftës në Iran, Ukraina i ka ofruar përvojën e saj luftarake në kundërshtimin e dronëve Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. Kievi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare bashkëpunimi në mbrojtje.

“Isha i kënaqur të dëgjoja se ekspertiza ukrainase po ndihmon vërtet në krijimin e një mbrojtjeje të besueshme për jetët. Diskutuam vazhdimin e kësaj pune”, tha Zelensky në një postim në platformën X.

“Jam mirënjohës ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe që marrëveshjet tona po zbatohen në bazë të reciprocitetit dhe që Ukraina po merr gjithashtu mbështetjen që i nevojitet, përfshirë në sektorin e energjisë”, shtoi Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026