“Bëj burg për Veliajn”, Vangjeli i del në krah Ndrenikës: Është lajm i mirë

12 Maj 2026 | 21:25

Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi në emisionin Now në Euronews Albania takimin në sallën e gjyqit të aktorit Robert Ndrenika me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Vangjelit, skena e takimit të aktorit me Veliaj nuk duhet të lidhet me pozicionin e këtij të fundit, pasi miqësia mes tyre është e hershme dhe nuk është lidhje interesi.

“Pikërisht se bën jetë modeste, atje nuk pashë një shqiptar të madh siç e shohim ne rëndom, pashë një qytetar evropian. Në këtë rast, emri i përveçëm është emri i aktorit. Nëse i japim një emër njeriut që takoi ai, do të duhej të bëhej një debat …nëse do të kishte ndodhur një gjë e tillë 5 vjet e kusur më parë dhe do të kishte një prapavijë interesi.

Kur Veliaj shikon se si miqtë e tij të shumtë të rremë, që e përshëndesnin për karrigen që kishte, e braktisin, është gjëja më fisnike t’i afrohesh qytetarit të rënë në fatkeqësi.

Unë fola sot me të dhe më tha diçka që më preku personalisht. E ka njohur Veliajn me të njëjtën moshë në të cilën ai shkonte në klasë të parë në shkollën “11 Janari”, me tim atë dhe një njeri që kujton me një saktësi të tillë këtë detaj të shkuar… e ka ruajtur miqësinë në vite. Është thjesht një gjest fisnik, askush nuk e detyroi të shkonte”, tha Vangjeli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026