Situata me hantavirusin, shkon në 11 numri i të infektuarve, një paciente në gjendje kritike në Paris
Numri total i infektimeve me hantavirus ka shkuar në 11, përfshirë edhe 3 viktimat, ndërsa autoritetet shëndetësore franceze kanë njoftuar se gjendja e pasagjeres franceze të infektuar nga shpërthimi në anijen turistike MV Hondius është përkeqësuar ndjeshëm.
Sipas mjekëve që po e trajtojnë në një spital në Paris, pacientja ndodhet tashmë në gjendje kritike për jetën dhe po mbahet nën monitorim intensiv.
Ndërkohë, në Spanjë është konfirmuar edhe një rast tjetër pozitiv. Bëhet fjalë për një pasagjer të izoluar në Madrid, i cili sipas autoriteteve paraqet simptoma të lehta dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se deri më 12 maj janë regjistruar gjithsej 11 raste të lidhura me shpërthimin në MV Hondius, përfshirë tre viktimat. Ekspertët paralajmërojnë se numri i rasteve mund të rritet në ditët dhe javët në vijim, për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit dhe kontakteve të shumta mes pasagjerëve në anije.
Megjithatë, OBSH thekson se aktualisht nuk ka shenja që tregojnë për fillimin e një shpërthimi më të gjerë.
Autoritetet shëndetësore europiane kanë vendosur që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të monitorohen dhe të qëndrojnë në karantinë deri në 42 ditë nga momenti i largimit nga anija.
Sipas specialistëve, njerëzit mund të infektohen me hantavirus përmes kontaktit me urinën, jashtëqitjet ose pështymën e brejtësve të infektuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron se transmetimi nga njeriu te njeriu mbetet i rrallë dhe zakonisht është dokumentuar në kontakte shumë të afërta familjare ose mes partnerëve.
Shenjat dhe simptomat e virusit Andes mund të shfaqen nga katër deri në 42 ditë pas ekspozimit, ndërsa sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, personat konsiderohen ngjitës kryesisht kur shfaqin simptoma.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi