VIDEO/ Inter mposht Lazion dhe “rrëmben” Kupën e Italisë, zikaltërit e papërmbajtshëm
Inter konfirmoi dominimin në futbollin italian duke fituar për herë të parë që nga viti 2010 titullin kampion dhe Kupën e Italisë në të njëjtin sezon.
Skuadra zikaltër mposhti Lazion me rezultatin 2-0 në finalen e Kupës së Italisë, duke i shtuar trofeut të kupës edhe titullin e Serie A, të siguruar tre javë para fundit të kampionatit.
Ky sukses rikthen kujtimet e vitit 2010, kur Interi i drejtuar nga Jose Mourinho fitoi tripletën historike, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.
Trajneri aktual, Christian Chivu, po fiton shpejt vlerësime në stolin zikaltër. Ish-mbrojtësi rumun, pjesë e ekipit legjendar të vitit 2010, mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Simone Inzaghi në fund të sezonit të kaluar.
Kapiteni Lautaro Martenez nuk kurseu elozhet për trajnerin e tij pas finales.
“Çfarë note do t’i jepja Chivu-t? Dhjetë nga dhjetë”, deklaroi sulmuesi argjentinas.
Ai theksoi se rikthimi te trofetë nuk ishte i lehtë pas zhgënjimeve të sezonit të kaluar, kur Interi humbi titullin e Serie A për vetëm një pikë ndaj Napolit, u eliminua në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe u mposht rëndë 5-0 nga PSG në finalen e Ligës së Kampionëve.
Finalja në Romë u vendos nga dy gabime të Lazios. Në minutën e 14-të, pas një goditjeje nga këndi të Federico Dimarcos, mbrojtësi Adam Marusiç devijoi topin në portën e tij.
Goli i dytë erdhi pas një gabimi të Nuno Tavares, të cilit iu vodh topi nga Denzel Dumfries pranë zonës. Holandezi pasoi për Lautaron, që e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë për 2-0.
Interi kishte triumfuar edhe pak ditë më parë ndaj Lazios me rezultatin 3-0 në kampionat, në atë që u konsiderua prova gjenerale për finalen e Kupës së Italisë.

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta