Kina i ofron SHBA-së ndihmë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por paralajmëron Trumpin për Tajvanin
Trump pritet ta përfundojë vizitën e tij dy-ditore shtetërore në Kinë me drekë dhe çaj me Xi-në, ndërsa udhëheqësi amerikan synon ta zhvendosë vëmendjen drejt bisedimeve tregtare që deri më tani kanë prodhuar pak përparim.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua të premten me udhëheqësin kinez Xi Jinping për një ditë të dytë bisedimesh, duke përfunduar kështu vizitën e tij shtetërore në Kinë, e cila deri më tani ka rezultuar në një ofertë kineze për të ndihmuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por edhe në një paralajmërim nga Pekini se keqmenaxhimi i Tajvanit mund të shkaktojë konflikt.
Të premten, Trump vizitoi kompleksin udhëheqës të Zhongnanhai pranë Qytetit të Ndaluar të Pekinit, ku do të pijë çaj dhe do të drekojë me Xi përpara se të kthehet në Uashington.
“Shpresojmë që marrëdhënia jonë me Kinën do të jetë më e fortë dhe më e mirë se kurrë më parë”, shkroi Trump në Truth Social, duke shtuar se Xi e kishte përgëzuar atë “për kaq shumë suksese të jashtëzakonshme në një periudhë kaq të shkurtër kohore”.
Bisedimet ende nuk kanë sjellë ndonjë përparim të madh ekonomik, me Trumpin që është përqendruar kryesisht në sigurimin e marrëveshjeve në sektorët e bujqësisë, aviacionit dhe inteligjencës artificiale.
Samiti, deri më tani, ka pasur për qëllim kryesisht stabilizimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës dhe ruajtjen e një armëpushimi të brishtë të rënë dakord në fund të vitit të kaluar.
Në tetor, Uashingtoni ra dakord të ulë tarifat për të gjitha mallrat kineze, ndërsa Pekini ra dakord të pezullojë kufizimet e tij mbi eksportet e metaleve të rralla.
Përveç tregtisë, të dy udhëheqësit duket se kanë bërë disa përparime në temën e luftës së Iranit.
Xi i tha Trump se Pekini dëshiron të ndihmojë në negociatat për t’i dhënë fund luftës dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Varësia e madhe e Kinës nga nafta iraniane mund ta ndihmojë atë të ndikojë te Teherani që të bëjë një marrëveshje me Uashingtonin.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, “të dyja palët ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për të mbështetur rrjedhën e lirë të energjisë”.
Trump shtoi se Kina e siguroi Iranin se nuk do t’i furnizonte pajisje ushtarake.
Ndërkohë, Tajvani është shfaqur si një nga temat më përçarëse në axhendë, me Xi-në që i paralajmëroi SHBA-të se mosmarrëveshjet mbi ishullin e vetëqeverisur – të cilin Kina e pretendon si të vetin – mund të çojnë në përplasje ose konflikt.
Në dhjetor, Uashingtoni miratoi një paketë armësh prej 11 miliardë dollarësh për Tajvanin, të cilën ende nuk e ka dorëzuar.
Të enjten, Sekretari i Shtetit Marco Rubio paralajmëroi se do të ishte një “gabim i tmerrshëm” për Kinën të merrte Tajvanin me forcë.
Trazira në Ngushticën e Hormuzit
Ndërsa Trump përfundon vizitën e tij dy-ditore shtetërore në Kinë, tensionet mbeten të larta në Ngushticën e Hormuzit.
Një anije e ankoruar në Emiratet e Bashkuara Arabe u sekuestrua dhe u dërgua drejt ujërave iraniane, ndërsa një anije mallrash me flamur indian u mbyt pranë brigjeve të Omanit pasi u sulmua, raportuan autoritetet të enjten.
Mbetet e paqartë se kush qëndron pas të dy incidenteve, por Irani më parë paralajmëroi se do të sekuestronte cisterna nafte “shkelëse” të lidhura me SHBA-në.
Ndërkohë, anijet kineze filluan të kalonin nëpër ngushticë pas një mirëkuptimi mbi protokollet iraniane të menaxhimit për kalimin, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Irani ka bllokuar kryesisht transportin detar përmes ngushticës, e cila zakonisht transporton rreth një të pestën e naftës dhe LNG-së në botë, që nga shpërthimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt.
Uashingtoni ka vendosur bllokadën e vet detare në portet iraniane pavarësisht një armëpushimi të brishtë në fuqi që nga 8 prilli.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut