Lavrov nervozohet me gazetarin: Nëse nuk e dorëzoni telefonin, sigurimi do të nxjerrë një armë (VIDEO)
Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov është kthyer në qendër të vëmendjes në mediat sociale pas një deklarate kërcënuese ndaj një gazetari gjatë një konferencë për shtyp. Lavrov u nervozua me një gazetar pasi telefoni i tij vazhdonte të binte.
Sipas mediave ruse, incidenti thuhet se ndodhi gjatë një konference për shtyp në Neë Delhi, ku ministri i jashtëm rus ndodhet për një vizitë zyrtare.
Një nga gazetarët iu përgjigj një telefonate brenda dhomës, me Lavrovin që fillimisht i kërkoi të mbaronte bisedën në mënyrë që intervista të vazhdonte pa ndërprerje. Ministri rus vazhdoi fjalimin e tij, por pak kohë më vonë i njëjti gazetar filloi të fliste përsëri në telefon.
“A mund të na lini rehat? Nuk po bëj shaka! Djema, nxirreni jashtë… Zotëri, më vjen keq, nëse nuk e dorëzoni telefonin tuaj, ata do të nxjerrin një armë”, reagoi ai.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta