Japonia lëkundet nga tërmeti 6.3 ballë, autoritetet nuk raportojnë rrezik për cunami
Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë ka goditur veriun e Japonisë të premten në mbrëmje, duke shkaktuar shqetësim në rajon, por pa raportime për dëme serioze apo viktima.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), tërmeti është regjistruar në orën 20:22 sipas kohës lokale, me epiqendër në ujërat e Oqeanit Paqësor pranë prefekturës Miyagi.
Autoritetet japoneze konfirmuan se nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, ndërsa situata është monitoruar në kohë reale nga shërbimet emergjente.
Transmetuesi publik NHK raportoi se nuk janë vërejtur anomali në centralet bërthamore të zonës, përfshirë objektet në Miyagi dhe Fukushima, të cilat ndodhen rreth 125 kilometra nga epiqendra e tërmetit.
Si masë paraprake, janë pezulluar përkohësisht disa linja të trenave me shpejtësi të lartë “shinkansen”, ndërsa autoritetet kanë vijuar kontrollet për të siguruar funksionimin normal të infrastrukturës kritike.
Ky tërmet vjen pas një lëkundjeje shumë më të fortë me magnitudë 7.7 ballë që goditi të njëjtën zonë në prill, duke shkaktuar atëherë alarm për cunami dhe shqetësime të mëdha në të gjithë rajonin.
Miyagi Prefecture dhe zonat përreth mbeten ndër rajonet më të monitoruara në vend, për shkak të aktivitetit të lartë sizmik në këtë pjesë të Paqësorit.
Japonia ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit, një nga rajonet më aktive në botë për tërmete dhe shpërthime vullkanike.
Vendi ka standarde shumë të rrepta ndërtimi për t’u përballur me lëkundje të forta sizmike, por kujtesa e tërmetit shkatërrues të vitit 2011, me magnitudë 9.0, mbetet ende e freskët. Ai tërmet shkaktoi një cunami masiv dhe krizën bërthamore në Fukushima, duke lënë rreth 18,500 të vdekur ose të zhdukur.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq