Trump dhe presidenti i Koresë së Jugut bisedë telefonike, diskutojnë rreth samitit SHBA-Kinë
Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike të dielën dhe diskutuan rezultatin e takimit të samitit SHBA-Kinë. Kështu njoftoi zyra presidenciale e Shtëpisë Blu të Koresë së Jugut në një deklaratë të dielën.
Të dy udhëheqësit biseduan gjithashtu për zbatimin pa probleme të një marrëveshjeje dypalëshe tregtare të nënshkruar vitin e kaluar, si dhe për paqen në Gadishullin Korean.
Gjatë udhëtimit të tij 3-ditor, Trump pati bisedime me presidentin kinez, Xi Jinping mbi tregtinë, Tajvanin dhe Iranin.
Trump tha se po shqyrton mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj kompanive kineze që kanë blerë naftë iraniane, ndërsa lufta dhe ndërprerjet në tregjet e naftës vazhdojnë.
“Do të marr një vendim gjatë ditëve të ardhshme. Ne folëm për këtë”, u tha Trump gazetarëve të premten, ndërsa po kthehej nga vizita e tij shtetërore në Kinë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës