Protesta për gjuhë shqipe në Shkup, arrestohen tre studentë
Gjatë protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, ku qindra studentë dhe qytetarë janë mbledhur pranë Urës së Gurit për të kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale, janë arrestuar tre studentë, sipas informacioneve të fundit nga terreni.
Protesta po zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët të gjithë me një zë”, me pjesëmarrës që marshojnë me pankarta dhe thirrje në mbështetje të të drejtave gjuhësore dhe barazisë qytetare në Maqedoninë e Veriut.
Organizatorët theksojnë se protesta nuk është kundër askujt, por synon mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë. Sipas tyre, kërkesa kryesore mbetet që provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.
Në thirrjen drejtuar opinionit publik, studentët kanë ftuar sportistë, artistë dhe figura publike që t’u bashkohen protestës dhe të mbështesin kauzën e tyre. Ata theksojnë se lëvizja ka karakter qytetar dhe gjithëpërfshirës.
“Të hënën, më 18 maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, ejani të protestojmë së bashku. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e tyre.
Studentët vazhdojnë të kërkojnë që institucionet përgjegjëse të garantojnë të drejtën për zhvillimin e provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një të drejtë themelore dhe kushtetuese.
Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
- 10:49 Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim
- 10:47 Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit
- 10:34 Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?
- 10:28 Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)
- 10:13 Dy shpërthime trondisin Damaskun në hotelin ku qëndronte Macron, Presidenti francez sa hyri të takojë Al-Sharaa
- 10:09 Rutte: Aleatët do të blejnë deri në pesë dronë mbikëqyrës Triton