Ndërtimi pa leje në Sarandë! Gjykata vendos 30 ditë burg për shefin e policisë Gëzim Bashllari
Ka përfunduar pas rreth 7 orësh seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj katër drejtuesve të Komisariatit të Sarandës, në një proces që u zhvillua këtë të martë pasdite, të ndaluar 4 ditë më parë nga AMP nën dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil.
Prokuroria, e përfaqësuar nga Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për 45 ditë për Gezim Bashllari dhe Robert Cullaj, afat brenda të cilit, sipas prokurorisë, do të paraqiten prova shtesë në gjykatë mbi të cilat mbështeten akuzat. Ndërkohë, për Ajdin Islamaj dhe Andi Duro u kërkua masa “arrest në shtëpi”.
Avokatët mbrojtës kundërshtuan ashpër kërkesat e prokurorisë, duke i cilësuar arrestimet të paligjshme dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të katër të dyshuarve. Gjatë seancës, vetë të akuzuarit mohuan pretendimet e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë të pafajshëm.
Në përfundim, gjykata e drejtuar nga gjyqtari Shkëlzen Licaj vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën “arrest me burg” për 30 ditë për Gezim Bashllari dhe Robert Cullaj, ndërsa për Ajdin Islamaj dhe Andi Duro u vendos masa “arrest shtëpie”.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit