Kontrolle blic në burgun e Rrogozhinës, gjenden dy celularë

20 Maj 2026 | 19:12

Këtë të mërkurë janë kryer kontrolle në burgun e Rrogozhinës. Lidhur me kontrollët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë gjetur dy celularë.

Sipas tyre ato janë konstatuar të hedhur në tokë. Sendet janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

“Kontroll blic në IEVP Rrogozhinë/ Ditën e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, Shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë, është ushtruar kontroll i befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë.

Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit. Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë.

Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026