SHBA forcon bllokadën ndaj Iranit, Komanda Qendrore ndërhyn në anijen Celestial Sea (VIDEO)

20 Maj 2026 | 20:16

Komanda Qendrore e SHBA-së, US Central Command, tha se marinsat hipën në anijen M/T Celestial Sea, pas dyshimeve se ajo kishte tentuar të shkelte bllokadën e Uashingtonit.

SHBA-të prej javësh po vendosin bllokadë ndaj Iranit, duke u përpjekur të kufizojnë lëvizjen e naftës brenda dhe jashtë vendit dhe të godasin industrinë e tij të naftës.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, CENTCOM tha:

“Forcat amerikane e liruan anijen pas kontrollit dhe urdhërimit të ekuipazhit për të ndryshuar kursin. Forcat amerikane vazhdojnë të zbatojnë plotësisht bllokadën dhe kanë ridrejtuar tani 91 anije tregtare për të siguruar zbatimin e saj”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026