Sekuestrohen në Brazil 200 mijë albume të falsifikuara “Panini” për Kupën e Botës 2026

22 Maj 2026 | 21:00

Policia braziliane tha të premten se ka sekuestruar rreth 200,000 albume “Panini” të falsifikuara për Kupën e Botës 2026. Albumet u gjetën të enjten në mbrëmje në një autobus në Nova Iguaçu, një periferi në veri të Rios.

Autoritetet gjithashtu sekuestruan fanella të falsifikuara të ekipit kombëtar të Brazilit nga i njëjti automjet. Imazhet e publikuara nga policia e Rios tregojnë pirgje të mëdha me afishe mbi një tavolinë, së bashku me fanella të verdha të Seleçao-s me numrin 10.

“I gjithë materiali i sekuestruar do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor dhe më pas do të shkatërrohet”, theksoi policia.

“Hetimi po vazhdon me qëllim identifikimin e personave përgjegjës për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të falsifikuara”, shtoi deklarata.

Në Brazil, një vend i apasionuar pas futbollit, albumet Panini janë një artikull shumë i kërkuar në çdo Kupë Bote. Përveç shkollave, shumë qytete ngrenë tregje të improvizuara rrugore për të shkëmbyer albume “Panini”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj futbollistit francez Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane...
19:16 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë

Turqia ka tërhequr vëmendjen në Samitin e NATO-s duke prezantuar dronin e saj më të ri luftarak, “Molla e Kuqe” (Kızılelma). Mjeti ajror pa pilot...
19:13 | 07/07/2026

Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se Uashingtoni do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Turqisë bazuar në ligjin CAATSA,...
19:09 | 07/07/2026