Abuzoi me të moshuarat me demencë në një azil pleqsh në Britani, dënohet me 15 vite burg punonjësi

23 Maj 2026 | 08:02

David Jones, një punonjës në një azil pleqsh akuzohet se abuzoi seksualisht me gra të moshuara me demencë dhe regjistroi disa nga veprimet e tij në video. Ai është dënuar me 15 vjet burg në Britani.

Njëra nga gratë nuk ishte në gjendje të fliste për të zbuluar se çfarë kishte vuajtur, ndërsa të afërmit e një viktime tjetër kishin vënë re “frikën në sytë e saj”, por shqetësimet e tyre u hodhën poshtë nga administrata e azilit të pleqve si simptoma të përkeqësimit të demencës.

Gjykata e Kurorës së Canterbury-t u informua të premten se Jones u kap kur një koleg e pa atë në dhomën e një viktime me pantallonat e tij të ulura. Kjo pasoi me një kontroll i telefonit të tij celular, ku autoritetet përcaktuan shkallën e aktiviteteve të tij.

I pandehuri u largua menjëherë nga dhoma, ndërsa viktima u vu nën kujdesin e stafit tjetër. Një viktimë e dytë u identifikua nga policia nëpërmjet fotografive të bëra nga vetë Jones gjatë sulmeve.

Oficerët gjetën gjithashtu pornografi me fëmijë, si dhe “një mori” fotografish që dyshohet se përshkruanin viktima të tjera të mundshme të azileve të pleqve, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Jones u deklarua fajtor për dy akuza për aktivitet seksual me një person që vuante nga një çrregullim mendor dhe i paaftë për të dhënë pëlqimin, aktivitet seksual nga një kujdestar me një person me një çrregullim mendor dhe posedim të materialeve të pahijshme me fëmijë. Gjykatësi Simon James, i cili kryesoi procedurat, e dënoi atë me 15 vjet burg, me katër vjet të tjera mbikëqyrjeje pas lirimit të tij. Sipas vendimit të gjykatës, 53-vjeçari pritet të vuajë dënimin e plotë prej 15 vjetësh, përveç nëse arrin të bindë Bordin e Lirimit me Kusht, pas të paktën dhjetë vjetësh në paraburgim, se ai nuk përbën më rrezik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026