Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, nis procesi i votimit edhe në Shkodër, Elbasan dhe Korçë (VIDEO)

23 Maj 2026 | 08:41

Procesi votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike këtë të shtunë ka nisur edhe në qarkun e Elbasanit, Korçës dhe në Shkodër. Demokratët nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të votojnë pët kreun e PD-së ndërsa në garë është Sali Berisha.

Procesi i votimit ka nisur në 7 bashkitë e Qarkut te Elbasanit. Në selinë e PD dega Elbasan janë rreth 1115 anëtarë që pritet të votojnë. Në Gramsh numri i anëtareve që do të votojnë është 784.

Në Peqin rreth 500 anëtarë. Në Belsh numri i anëtarëve është 1073. Procesi do të vijojë deri ne oren 18:00 te ditës se sotme e më pas pritet te nisë numërimi. Procesi deri më tani ka qenë i qetë dhe nuk ka patur raportime për incidente apo problematika.

Janë 11 mijë antarë me të drejtë vote në Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll e Kolonjë. Zakonisht numri i votuesëve në zgjedhje për kryetarin e PD qendër, nuk e ka kaluar pjesëmarrjen mbi 5 mijë votues, pra diku tek 50% pjesëmarrje.

Deri më tani nuk paraqitet fluks i madh por të paktën sipas eksponentëve të PD fluksi i antarëve pritet të rritet në orët vijuese. Në degën e Korçës votojnë edhe anëtarët e bashkisë Pustec. Procesi ka nisur normalisht edhe në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026