Nis procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të PD-së, gazetari Hoxha jep detaje
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha në një lidhje live ka njoftuar se ka nisur procesi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Hoxha theksoi se procesi do të jetë në 87 qendra votimi për 77 degët e Partisë Demokratike ku do të votohet këtë të shtunë.
Ai ndër të tjera theksoi se degët e Partisë Demokratike nuk korrespondojne 100% me numrin e bashkive të vendit pasi në disa bashki ka disa degë. Në qarkun e Tiranës, PD ka 20 degë.
Sipas Hoxhës, numri i votuesve që kanë të drejtë për të votuar nga përllogaritja e përafërt mund të shkojë 70 ose 80 mijë anëtarë aktivë që angazhohen ose marrin pjesë pjesë në proceset e PD-së.
“Ka nisur procesi i votimit, është një nga votuesit e parë që po hedh votën në këtë proces të sotëm zgjedhor i cilësuar si referendum nga Partia Demokratike për mandatimin e 4 viteve të ardhshme të zotit Berisha në krye të Partisë Demokratike.
Në këtë ambient ku unë ndodhem, do të votojnë anëtarë të degës 2 të PD dhe kanë të drejtë të votojnë edhe gjithë kupola drejtuese, përfshirë Këshilli Kombëtarë, anëtarët e Kryesisë, deputetët sigurisht edhe vetë Berisha.
Ai pritetet që në orët e para të paradites të sotme ku do të hedhë votën në këtë proces referendum pasi nuk do të ketë kandidatë të tjerë përballë Berishës pavarësisht se ishin disa kandidatë që tentuan të futën në garë. Ata depozituan kërkesat e tyre në selinë e PD për të marrë pjesë në këtë proces por asnjëra nga këto kandidatura për arsye të ndryshme nuk u lejua të marrë pjesë”, tha ai.
Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:54 Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
- 15:16 Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
- 15:04 Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër