Vritet personi që qëlloi ndaj ndaj rojeve të Shtëpisë së Bardhë
Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan qëlluan për vdekje një person që, sipas autoriteteve, iu afrua një pike sigurie pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hapi zjarr ndaj tyre.
Sipas një zëdhënësi të Shërbimit Sekret, bazuar në hetimet paraprake, një person iu afrua një pike kontrolli jashtë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë dhe nisi të qëllonte ndaj oficerëve.
Agjentët iu kundërpërgjigjën me armë dhe goditën të dyshuarin, i cili më vonë ndërroi jetë në një spital të zonës.
“Gjatë të shtënave, edhe një kalimtar u godit nga plumbat. Ende nuk është e qartë nëse ai u plagos nga të shtënat fillestare të të dyshuarit apo gjatë shkëmbimit të zjarrit,” deklaroi zëdhënësi i Shërbimeve të Sigurisë.
Sipas autoriteteve, asnjë efektiv i Shërbimit Sekret nuk mbeti i plagosur. Autoritetet thanë se Presidenti Donald Trump ndodhej në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë dhe nuk u prek nga incidenti. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump është informuar për ngjarjen nga Shërbimi Sekret.
Kalimtari i plagosur ndodhet në gjendje kritike, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit.
Të shtënat ndodhën pothuajse një orë pasi ishte dhënë sinjali se presidenti nuk do të kishte më dalje publike për pjesën tjetër të ditës.
Anëtarët e trupës së gazetarëve që ndodhedhin në Shtëpinë e Bardhë u dërguan me urgjencë në sallën e konferencave, ku iu kërkua të strehoheshin ndërsa agjentët bërtisnin “shtrihuni” dhe paralajmëronin për “të shtëna me armë”.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi në platformën “X” se agjencia “ndodhet në vendngjarje dhe po mbështet Shërbimin Sekret në reagimin ndaj të shtënave pranë territorit të Shtëpisë së Bardhë”.
Korrespondentja kryesore e ABC News për Shtëpinë e Bardhë, Selina Wang, publikoi një video ku shihet momenti kur dëgjohen të shtënat dhe ajo strehohet menjëherë.


Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik
- 21:26 Ronaldo shkëlqen me dopietë dhe hyn në historinë e Botërorëve, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik