Shpërthimi me tritol në Tiranë, policia: Lënda plasëse ishte vendosur te motori i kondicionerit

25 Maj 2026 | 09:59

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar gjatë natës në Tiranë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 në rrugën “Ramazan Gaxheri” në pjesën e jashtme të një market.

Policia njofton se dyshohet se te motori i kondicionerit ka shpërthyer lënda plasëse. Nga shpërthimi fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Tiranë/Informacione paraprake. Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026