Rusia paralajmëron për sulme ndaj Kievit dhe u bën thirrje qytetarëve të huaj të largohen

25 Maj 2026 | 17:16

Ministria e Jashtme ruse paralajmëron për një breshëri sulmesh ndaj Kievit dhe u bën thirrje, në një deklaratë, qytetarëve të huaj të largohen nga kryeqyteti ukrainas.

“Rusia po nis një seri sulmesh kundër objekteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase në Kiev”, tha Ministria e Jashtme ruse, duke theksuar se “sulmet do të synojnë si qendrat e vendimmarrjes ashtu edhe ato të komandës”. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se “sulmet që janë kryer dhe do të vazhdojnë të kryhen kundër Kievit vijnë si reagim ndaj sulmeve të tmerrshme terroriste, si dhe si paralajmërim për misionet diplomatike të huaja që të marrin masa”. 

Në orët e para të mëngjesit të 22 majit, forcat e armatosura ukrainase sulmuan me dronë, sipas Moskës, një konvikt të Shkollës Pedagogjike Starobelsk të Universitetit Shtetëror Pedagogjik të Luhanskut.

Në kohën e sulmit, brenda ndërtesës ndodheshin 86 fëmijë të moshës 14 deri në 18 vjeç. Gjithsej 21 persona humbën jetën, ndërsa autoritetet lokale thonë se 65 fëmijë u plagosën.

Ushtria ukrainase mohon çdo përgjegjësi, duke theksuar se ka goditur një njësi të zgjedhur komanduese të dronëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026